Koncepti
Godina zhvillohet në mënyrë të tarracuar rreth një bërthame qendrore rekreative me pishinë panoramike. Hapësirat publike në nivelin përdhe dhe në katet e ndërmjetme janë konceptuar si zona të hapura dhe të përshkueshme vizualisht, duke krijuar vazhdimësi mes arkitekturës dhe peizazhit.
Ballkonet e thelluara dhe hapësirat e ndërmjetme krijojnë lojë hijesh dhe thellësi vizuale, duke forcuar karakterin resort të projektit.
Materialiteti
Projekti artikulohet përmes një palete materiale të përzgjedhur me kujdes:
• Beton i bardhë arkitektonik
• Xham strukturor nga dyshemeja në tavan
• Elemente lineare vertikale me ritëm parametric
• Ndriçim LED i integruar në fasadë
Ky kombinim materialesh krijon një balancë mes minimalizmit modern dhe luksit bashkëkohor.